Kosovë – Angli, mbyllet pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë pa gola në ndeshjen Kosovë U21- Angli U21, që po luhet në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve për Euro 2021.

Djelmoshat e udhëhequr nga Rafet Prekazi, kanë bërë një paraqitje fantastike në pjesën e parë, duke mos i lën që të krijojnë shumë raste anglezët në këtë 45 minutësh të parë.

Rastin më të mirë për gol për Anglinë e kishte Bukayo Saka, goditjen e të cilit e priti portieri Florjan Smakiqi.

KALLXO.com, sjellë foto nga pjesa e parë që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.