Kosova nuk i reziston furisë angleze

Anglia U21 e ka demoluar Kosovën U21, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për Euro 2021.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pjesën e parë djelmoshat e udhëhequr nga Rafet Prekazi bën paraqitje të mirë duke e mbyllur pa gola.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi anglezëve.

Sulmuesi i Arsenalit, Eddie Nketiah shënoi hat-trick për 9 minuta duke e trefishuar epërsinë e mysafirëve.

Reiss Nelson shënoi për 4-0, në minutën e 66’.

Ryan Sessegnon shënoi për 5-0, në minutën e 82’.

Për rezultatin përfundimtar 6-0,  shënoi sulmuesi i Dortmundit Jude Bellingham në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Anglia pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë.

Kurse Kosova mbetet në vendin e pestë me gjashtë pikë.