Kosova fiton ndaj Andorrës

Kosova U21 ka shënuar fitore minimale ndaj Andorrës U21, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Euro 2021.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mirlind Daku në minutën e 62’ pas asistit të Alban Ajdinit.

Pas kësaj fitoreje Kosova pozicionohet në vendin e katërt me nëntë pikë.

Ndeshjen e radhës “dardanët” e rinj luajnë më 13 nëntor ndaj Shqipërisë.

Pas pesë humbjeve radhazi, trajneri Rafet Prekazi e ka gjetur rrugën e fitores.