Këta janë gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Greqi

Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e ndeshjes Kosovë – Greqi,  që luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në Ligën C, në Grupin 3.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian UEFA, ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes së sotme të cilët janë Pavel Kralovec gjyqtar kryesor i ndeshjes, kurse asistentë të tij do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, të gjithë janë nga Çekia.