Karateistet e Kosovës kalojnë me sukses rundin e parë

Karateistet e Kombëtares së Kosovës e kanë kaluar me sukses rundin e parë në garën ekipore të Kampionatit Europian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Kosova mposhti Poloninë me rezultat 2:0.

Në rundin e dytë vashat kosovare do të përballen me Malin e Zi.

Kujtojmë se djemtë janë mposhtur nga Shqipëria.