Historike, Rafael Nadal fiton titullin e 21-të Grand Slam

Tenisti spnajoll Rafael Nadal ka hyrë në histori të tenisit botëror, pasi sot fitoi titullin e 21-të Grand Slam, duke u bërë i pari që e arrin një shifër të tillë.

Ai në finalen e madhe të ‘Australia Open’ mposhti 3:2 me sete Daniil Medvedev dhe kështu hyri në histori.

Finalja e madhe në Melbourn u karakterizua me një lojë të fortë nga të dy tenistët, ndërsa në fund triumfoi Nadal, pas rreth pesë orësh sa zgjati loja.

Fitorja historike e Nadal vjen pasi që vetëm disa muaj më parë ai mendonte se nuk do të mund të kthehej në turne të mëdha, për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa me këtë fitore ai lë prapa dy rivalët e tij më të mëdhenj, Novak Gjokoviqin e përjashtuar dhe Roger Federerin e lënduar/BBC

Përgatiti: Egzon Dahsyla