Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtarët kosovarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 27 maj në stadiumin “Oba Stadymu” të Alanyas.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Genc Nuza, i asistuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.