Gjilani fiton ndaj Drenicës

Gjilani ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Darko NIkac në minutën e 11’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e tretë me 23 pikë.

Kurse, Drenica në vendin e katërt me 18 pikë.