Feronikeli triumfon ndaj Trepçës ’89

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Trepçës ’89, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Nikli kaloi në epërsi me qendërmbrojtësin Lapidar Lladrovcin në minutën e 64’.

Mysafirët mbeten me një lojtarë më pak, pasi Nene u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74’.

Marko Simonovski shënoi për 2-0, në minutën e 88’ nga penalltia.

Për rezultatin 3-0, shënoi mesfushori Albert Dabiqaj në fundin e takimit.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e tetë me 36 pikë.