Driton Kuka i lumtur me triumfimin e Akil Gjakovës

Akil Gjakova sot e ka shkruar historinë duke e fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Gjakova ka hyrë në histori të xhudos kosovare duke u bërë kampioni i parë Europian nga Kosova.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka është shprehur i lumtur për triumfimin e Gjakovës duke thënë se është i përmbushur në çdo aspekt nga nxënësit e tij.

“Mbreti i Europës. Kampion Europian Akil Gjakova. Medalja e parë elitare për meshkuj në Kampionate Europiane. Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullim tim. Pas mbi 20 medaljeve elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj. Po përmbushëm në çdo aspekt nga nxënësit e mi”, ka shkruar Driton Kuka.