Distria Krasniqi nuk arrin që të rrëmbejë medalje në Baku
05.11.2021 - 16:01
Xhudistja Kosovare, Distria Krasniqi nuk ka arritur që të marrë medalje në Grand Slamin e mbajtur në Baku.
Krasniqi nuk ka arritur që të mposhtë garuesen ruse Anastasia Polikarpova në repesazh në kategorinë 52kg.
Xhudistja Kosovare në këtë Grand Slam ka fituar takimin e parë ndaj japoneze Nanako Tsubone ndërsa në çerekfinale u ndal nga xhudisja hungareze Reka Pupp.
Në duelin kundër belges Amber Ryheul ajo shënoi fitore pasi realizoi një hedhje më Ippon.
Ndërsa në duelin e dytë të repesazhit ajo pësoi humbje në kohën shtesë përball xhudistës ruse.
Për Distria Krasniqin kjo ishte gara e parë pas Lojërave Olimpike në Tokio, ku ajo mori medaljen e artë.
Distria Krasniqi u rikthehet garave pas të artës olimpike