KOK-u shpërblen me nga 10 mijë euro kampionet olimpike

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka vendosur që t’i shpërblejë kampionet olimpike, xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakovën, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Dy medalistet e arta do të shpërblehen me nga 10 mijë euro.

Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.

“Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka. Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro. Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare”, thuhet nga KOK-u.