Basketboll: Trepça e mposht Prishtinën në kryeqytet

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 75-79, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen mirë duke fituar çerekun e parë me rezultat 14-15.

10 minutëshi i dytë ishte interesantë të cilin e fituan vendasit me rezultat të ngushtë 22-21, për të shkuar në pushim me rezultat 36-36.

Mitrovicasit u treguan të fortë në çerekun e tretë për ta mbyllur me rezultat 43-48.

10 minutat e fundit ishin mjaft dramatike. Trepça kishte epërsi deri në 17 pikë, 57:74, por prishtinasi me një seri prej 18-0, kalojnë në epërsi 75-74. Koljeviq me pesë pikë në fund ishte vendimtar dhe hero në fund, ku Trepça triumfon në fund 75-79.

Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime.