Basketboll, Trepça e ‘shkel’ Prishtinën

Trepça ka shënuar fitore me rezultat të thellë 94:72, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte më i barabartë duke u mbyllur me shifrat 23:20.

10 minutëshi i dytë i takoi në tërësi vendasve të cilët e mbyllen me rezultatin 24:17 për të shkuar në pushim me shifrat 47:37.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë duke e fituar çerekun e tretë më shifrat 26:16.

10 minutëshi i fundit ishte më i përafërt me shifrat 21:19, për ta mbyllur ndeshjen 94:72.

e Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 16 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield Jr me 22 pikë dhe Samir Zekiqi me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Dachon Burke me 16 pikë, Ëendell Mitchell dhe Don Polloshka me nga 14 pikë.

Trepça ka gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse Sigal Prishtina katër fitore dhe katër humbje.