Basketboll: Peja triumfon në derbi ndaj Rahovecit

Peja ka triumfuar ndaj Rahovecit që është lider i Superligës së Kosovës, me rezultat 90-85, në kuadër të xhiros së 16-të.

Çereku i parë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 20-18.

10 minutëshi i dytë po ashtu ishte interesante të cilin e fituan vendasit me rezultat 19-16, për të shkuar në pushim me rezultat 39-34, për vendasit.

Peja e thelloi edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, 55-41, por Vreshtarët hyjnë në një seri të suksesshme, duke afruar shifrat në 60:58, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63-58. Mysafirët afruan rezultatin në 10 minutat e fundit në 66-5, e më pas edhe në 82-80, një minutë para fundit, megjithatë, pejanët ishin më të përqëndruar në fund dhe triumfuan 90-85.

Te Peja u dalluan Brandon Ëalters me 24 pikë e 15 kërcime, Marko Peroviq me 25 pikë e gjashtë kërcime dhe Dardan Berisha me 22 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 35 pikë e katër kërcime, Isaiah Traylor me 25 pikë dhe pesë asistime dhe Alban Veseli me 16 pikë e 10 kërcime.

 

Peja ka 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Rahoveci 12 fitore dhe katër humbje.