Basketboll, Ante Nazor trajner i Prishtinës

KB Prishtina ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Ish-trajneri i Cibona Zagrebit, Ante Nazor, do të jetë në krye të Prishtinës në sezonin e ardhshëm.

42 vjeçari do ta udhëheqë Prishtinën me përvojën e tij me synime të reja në sezonin 2021/2022.

“Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, medalist i argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura. Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League. Me përvojën e tij dhe me ekipin që jemi duke e ndërtuar, sukseset janë të garantuara”, ka njoftuar KB Prishtina.

Ai ka qenë trajner i skuadrave të famshme si Zadar, Cibona, Split, MZT, ZTE.