Zyrtare: Matthew Palmer emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor

Qeveria Amerikane ka njoftuar se ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer si përfaqësues special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Qeveria Amerikane përmes një komunikate për media ka njoftuar se Palmer do të drejtojë përpjekjet e SHBA-së për të forcuar angazhimin diplomatik në mbështetje të paqes.

“Në këtë rol, Palmer do të drejtojë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Amerikane.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Palmerin për pozitën e tij të re.

“Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoni duhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik. Ai është një mik i madh i Kosovë dhe përkrahes i kauzes sonë për integrim në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!