Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Foto: Beta

Vulin: Kadri Veseli përgjegjës për bllokimin e rrugëve në Drenicë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, lidhur me bllokimin e rrugës në zonën e Drenicës për të penguar vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiq të shkojë në fshatin Banjë të Skenderajt, ka thënë se për momentin po dëgjohen të shtëna “në pesë vende”.

Për këtë situatë, Vulin ka bërë përgjegjës kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe ai nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, ka pesë vende në bllokadë, burra të armatosur, të cilët janë duke gjuajtur. Presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli dhe ai është përgjegjës për gjithçka që do të ndodhë”, tha Vulin, raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.