VIDEO – Stuhi breshëri në Rumani

Rumania gjatë ditës së martë është përfshirë nga moti i keq.

Reshje të dendura shiu, breshër dhe era të fuqishme kanë përfshirë shtetin ballkanik duke shkaktuar kaos edhe në qarkullim, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar ose viktima.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se bie breshër me kokrra të përmasave të mëdha.

Pamjet e mëposhtme i përkasin qytetit të Zalau të Ruamanisë.