Vetëvendosje: Votimet për Bordet, Ndarje e Hises LDK- PDK- Lista Serbe

Ndërsa për deputetët që u arrestuan pasi hodhën gaz lotsjellës në seancë, Çaushi tha se kanë vepruar “në përputhje me detyrën”.

“Ne do ta vazhdojmë këtë kundërshtim. Ajo që deputetët e opozitës kanë bërë dje është në përputhje të plotë me betimin e tyre dhe me detyrën e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës dhe në kundërshtim të këtyre dy marrëveshjeve”, tha Çaushi.

Prandaj ai tha se deputetët e opozitës do të vazhdojnë t’i bëjnë të njëjtat veprime “deri në deputetin dhe aktivistin e fundit”.

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, Qeveria ishte në gjendje ta detyrojë Kuvendin që brenda dy ore të bënin shumë shkelje ligjore, që të emëronin anëtarë nëpër borde të institucioneve më të rëndësishme.

“Shkeljet e tyre po vazhdojnë me qëllimin që të gllabërojnë sa më shumë pushtet në ato institucione të cilat janë të pavarura e për cilat Isa Mustafa po ngutet ta merr hisen e tij, ta ndajë atë me PDK-në dhe Listën Serbe”, tha Pantina.

Shtatë deputetë të opozitës janë arrestuar vetëm gjatë ditës së djeshme për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës duke e çuar në 13 numrin e atyre që janë në paraburgim apo arrest shtëpiak.