Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Vdes Shoferi që u Lëndua në Aksident më 7 Prill

Shoferi i një motoçiklete që u lëndua më 7 prill në një aksident të këtij mjeti me një makinë, ka vdekur në QKUK.

Lajmin për këtë vdekje e bëri të ditur për KALLXO.com majori Milaim Fejzullahu- komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës.

Aksidenti, sipas Fejzullahut, kishte ndodhur në udhëkryqin e Komoranit, ndërsa atëherë shoferi i motoçikletës ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia për vdekjen e shoferit është informuar sot në mëngjes nga QKUK-ja.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidente tjera që ndodhën te udhëkryqi i Komoranit.

http://kallxo.com/nje-i-vdekur-prej-aksidentit-ne-komoran/

http://kallxo.com/tre-te-vdekur-ne-dy-aksidente-ne-komoran/