Vajza raporton se u dhunua dhe u xhirua në motel

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit i cili ka ndodhur dje në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka  raportuar dje lidhur me ngjarjen që sipas saj ka ndodhur më27 qershor.

Sipas raportimit, një person i dyshuar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e ka dhunuar seksualisht.

Viktima ka raportuar po ashtu  në polici se i dyshuari i ka bërë fotografime dhe incizime të ndryshme dhe njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë të parave.

Policia ka njoftuar se në lidhje më ketë rast janë intervistuar disa dëshmitarë të rastit.