Foto: Facebook

Thaçi i kërkon Tusk-ut vendimmarrje për liberalizimin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në zyrën e tij presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Presidenti Thaçi tha se Bashkimi Europian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm i mbarë rajonit tonë.

Sipas tij, Brukseli dhe kryeqytetet evropiane i vlerësojnë arritjet e Kosovës.

“Këtë e rikonfirmoi sot edhe presidenti Tusk, i cili është një mbështetës i madh i zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi në facebook.

Në këtë takim, Thaçi i kërkoi mbështetjen presidentit Tusk për përshpejtimin e  procesit të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

“Ne kemi nevojë urgjente që t’i përshpejtojmë hapat drejt integrimeve euroatlantike dhe ambicia e jonë minimale është që në një periudhë të shkurtër të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkroi më tutje Thaçi.

Thaçi e Tusk pas takimit të sotëm dolën në një konferencë për gazetarë.

http://kallxo.com/tusk-porosit-qe-kosova-i-eshte-afruar-liberalizimit-te-vizave/

http://kallxo.com/thaci-be-e-ballkani-kurre-nuk-kane-qene-me-afer/