Teatri i Gjilanit

Teatri i Gjilanit rikthen shfaqjen 'Im atë donte Adolfin'

Teatri i Gjilanit, do të rikthejë sot në skenën e tij shfaqjen “Im atë donte Adolfin”, me tekst të Mehmet Krajës dhe regji të Ilir Bokshit. Repriza e kësaj shfaqje do të jepet në mbrëmjen e ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja rrëfen fatin tragjike të popullit në periudha mjaft të rëndësishme për fatin e tij.

Në shfaqje luajnë: Emine Toska, Ali Demi Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Avni Shkodra, iBashkim Nexhipi, Njomëza Kalaveshi, Tringa A. Hasani, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Milot Sadiku dhe Gramos Kerqeli.

Skenografia nga Bekim Korça, kurse kostumet nga Vesa Kraja. Muzika është bërë nga Fuli Gagica, kurse ndriçimi nga Fatmir Halili.