Tahirsylaj parashikon mot të ftohtë

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj thotë se temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë në vend deri të mërkurën.

Tahirsylaj në një bisedë për KALLXO.com parashikoi se nga dita e mërkurë temperaturat do të ngriten deri në 10 gradë.

“Temperaturat nga nata e sotme deri të mërkurën do të arrijnë nga -10 deri në -1 gradë celsius. Por që nga mesi i javës së ardhshme pritet që temperaturat do të ngriten, minimalja pritet të jetë -4 dhe maksimalja do të arrijë 10 gradë celsius”, Tahirsylaj.