Skandali në polici, arrestohen dy policë të Krimeve Ekonomike

Dy zyrtarë policorë të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës janë arrestuar.

Rreshterët e regjionit të Prishtinës janë prangosur në lidhje me aferën e patentë shoferëve.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet se kanë pasur manipulim me provat e rastit të patentëshofereve.