Arrestohen dy policë, dyshohet se rrëmbyen dy persona

Pesë persona ndër ta edhe dy zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim.

Rasti ka ndodhur në një vilë në Komunën e Novobërdës. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu.

“Po mund të ju konfirmoj se pesë persona, janë arrestuar dy nga ta janë policë. Dyshimet janë për rrëmbim. Ata janë kapur në flagrancë në një vilë në rajonin e Gjilanit deri sa për përfitime materiale kishin rrëmbyer dy persona shtetas të Maqedonisë”, tha Kadriu për KALLXO.com.

Policët e dyshuar së bashku me qytetarët tjerë që janë arrestuar në flagrancë me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.