Foto: FSHF

Shqipëri – Jordani përfundon pa gola

Ka përfunduar miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, e cila është zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Ndeshja ka filluar nga ora 20:00.

Në këtë ndeshje trajneri Christian Panucci ka provuar plotë 17 lojtarë.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje është inkuadruar në lojë edhe mbrojtësi kosovar Kastriot Dermaku në minutën e 56-të.

Ndeshjen tjetër  Shqipëria e luan ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve të dielën me 14 nëntor prej orës 20:45.