Shqipe Pantina - Foto: Atdhe MULLA

Shqipe Pantina Jep Dorëheqje nga Funksionet Partiake

Lëvizjes Vetëvendosje ia ka ‘kthyer shpinën’ edhe një anëtar tjetër.

Sot dorëheqje  ka dhënë edhe Shqipe Pantina nga pozita e kryetares së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë dhe nga pozita e anëtares së Këshillit të Përgjithshëm të LVV.

Pantina e konfirmoi dorëheqjen e saj për KALLXO.com duke thënë se e ka dorëzuar një letër te sekretari organizativ , Ismajl Kurteshi.

“Po kam dhënë dorëheqje përmes një letre që ia kam dorëzuar sekretarit organizativ. Letra është ajo që ka qarkulluar në media”, tha Pantina.

Në letrën që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Pantina thotë se dorëheqja po bëhet për shkak të trazirave të fundit që i pati kjo parti.

“Zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, shpifjet, insinuatat e linçimet e vazhdueshme gjatë vitit të fundit e që u shpërfaqën publikisht e masovikisht  në muajt e fundit më kanë bërë të besoj se Lëvizja VETËVENDOSJE!  nuk është ajo të cilës unë i jam bashkuar në vitin 2014”, thuhet në letër.

Dje po ashtu, nënkryetari Dardan Sejdiu dha dorëheqje nga pozitat e tij duke pasuar dorëheqjen e para disa ditëve të ish-Kryetarit, Visar Ymeri.

http://kallxo.com/visar-ymeri-jep-doreheqje-nga-funksionet-e-partise/