Shkulen kunjat në një rrugë të Prishtinës

Kunjat të vendosur për ta ndaluar parkimin ilegal në rrugë të Prishtinës kanë pësuar dëme mbrëmë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga rruga “Nazim Gafurri”, në kryeqytet ku shihen disa kunja të rrëzuar.

KALLXO.com merr vesh se këtë dëm e ka shkaktuar një veturë, dje, në orët e mbrëmjes.

Deri më tani policia nuk ka dalur me një shpjegim zyrtar lidhur me ngjarjen.