Shfaqja ‘Komedia e Kuqe’ jepet sot në Teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë

Teatri “Istref Begolli”  i Qytetit të Pejës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00 dramën “Komedi e kuqe”, produksion i Teatrit “Muharrem Qena” të Mitrovicës.

Shfaqja me tekst të Alban Mujës dhe regji të Kreshnike Osmanit sjellë për publikun brengat e të rinjve kosovarë, ku perspektiva drejt një jete më të mirë duke e largët.

Shfaqja ‘Komedi e Kuqe” në Pejë jepet si shfaqje mysafire në kuadër të marrëveshjes së teatrove të qyteteve kosovare për shkëmbimin e shfaqjeve.

Në shfaqje luajnë: Gjejlane Tërbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.