Sot në Pejë shfaqet premiera e dramës 'Zhurmë ujërash’

Drama “Zhurmë ujërash”, me tekst të Marco Martinellit dhe regji të Kushtrim Mehmetit, shfaqet sot premierë në Teatrin e Qytetit të Pejës, “Istref Begolli”.

Shfaqja jepet në ora 19:00.

Shfaqja rrëfen për tragjeditë që përjetojnë njerëzit gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar oqeanet për një jetë më të mirë në Evropë.

Në shfaqje luajnë: Aida Alidemi, Agon Bala dhe Fitore Broqi.