Drama "Zhurmë ujërash", javën tjetër shfaqet në Pejë

Drama “Zhurmë ujërash”, me tekst të Marco Martinellit dhe regji të Kushtrim Mehmetit, do të shfaqet javën tjetër në Teatrin e Qytetit të Pejës, “Istref Begolli”.

Regjisori i shfaqjes, Kushtrim Mehmeti ka thënë për KALLXO.com se shfaqja do të jepet në ora 19:00, në Teatrin e Pejës “Istref Begolli”, më 25 janar 2022.

Shfaqja rrëfen për tragjeditë që përjetojnë njerëzit gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar oqeanet për një jetë më të mirë në Evropë.

Në shfaqje luajnë: Aida Alidemi, Agon Bala, Fitore Broqi.