‘ReMusica' - Mbrëmje koncertale me grupin ‘Opera kuartet’

Grupi muzikor ‘Opera kuartet’ do të koncertojë sot në mbrëmje në kuadër të festivalit ‘ReMusica’ që po vazhdon të mbahet në Prishtinë.

Në natën e shtatë të këtij festivali, grupi muzikor tiranas, “Opera kuartet”,vjen me projektin ‘3x Quartet”.

“Opera kuartet” në përbërje të 6-të  instrumentistëve të Orkestrës së Teatrit Operas dhe Baletit Tiranë dhe Pedagogë të Universitetit të Arteve-Tiranë, përveç interpretimit të veprave të kompozitorëve të huaj, këtë mbrëmje do të paraqitet edhe me veprën e kompozitorit kosovar, Kushtrim Gashi.

“Opera kuartet” është cilësuar si një nga grupet më interesante të muzikës së dhomës.

Në nivel kombëtar e poashtu edhe ndërkombëtar, është ftuar rregullisht në festivale të ndryshme ne Shqipëri dhe jashtë saj.

Në repertorin e tij grupi “Opera kuartet” numëron disa koncerte të ndryshme në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Shkup.

Edicioni i 18-të i Festivalit “Remusica” po hynë në natën e tij të shtatë dhe deri më tani në kuadër të këtij festivali janë prezantuar emra të njohur, shqiptarë dhe të huaj të muzikës serioz. Ndërsa deri në fund priten koncerte tjera më emra poashtu të dëshmuar të muzikës serioze.

Koncertet që prezantohen në kuadër të këtij festivali, po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.