Ilustrim
Rahovec - Ndezin zjarrin në mbeturina, i digjet edhe lokali
25.3.2019 - 13:48
Një rast i zjarrëvënies gjatë ditës së djeshme është paraqitur edhe në Rahovec.
Një person ka raportuar në polici se në afërsinë e lokalit të tij persona të panjohur e të dyshuar kanë djegur disa mbeturina.
Sipas tij, zjarri ka përfshirë lokalin e tij të pamobiluar e si pasojë nga zjarri është djegur pjesërisht pullazi.
Policia thotë se nuk ka të lënduar dhe rasti ka ndodhur rreth orës 15:45.