Policia Kap Hajnin e Telefonave

Vjedh me forcë 8 aparate celular në një dyqan dhe largohet me vrap, por ndërhyrja e menjëhershme e patrullave të policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit.

“Më datë 29.01.2018, rreth orës 11:00, në Paskuqan, shtetasi E. A., është futur në dyqan celularësh të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

“Shitësja e dyqanit ka njoftuar Policinë në numrin 112, ku në drejtim të adresës së dhënë janë nisur menjëherë shërbimet policore si dhe skuadra “Shqiponjat. Në afërsi të vendit të ngjarjes ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe një punonjës policie i Reparti Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë shtetasin e lartpërmendur që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij”, ka bërë të ditur Policia.