Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë

Dy vetura kanë qenë të përfshira në një aksident në afërsi të Sllatinës, për të cilin raportoi KALLXO.com se e përfshirë në aksident ka qenë edhe një veturë e EULEX-it.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin.

Sipas tyre, informatat e para të këtij aksidenti janë se një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK ndërsa ata kanë konfirmuar edhe se në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura.

Tutje sipas PK-së, njësitet e trafikut janë ende duke u marrë me aksidentin.

https://kallxo.com/aksident-ne-afersi-te-sllatines-e-perfshire-edhe-vetura-e-eulex-it-foto/

.