Policia jep detaje nga aksioni kundër kazinove e bastoreve ilegale në Viti

Në tri raste të ndara policia ka arrestuar tre persona dy burra dhe një grua në lidhje me organizimin e lojërave të fatit.

Arrestimet kanë ndodhur në Viti gjatë dy ditëve të kaluara.

Një grua dhe një burrë janë arrestuar më datë 2 korrik, të dy dyshoheshin për organizim të lojërave të fatit.

Një burrë tjetër është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me arrestimet, janë kryer edhe disa bastisje në lokacione të ndryshme. Në rastin e parë të arrestimit të gruas janë konfiskuar disa kompjuterë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është shënuar në Viti, kësaj radhe në pranga ishte vënë një burrë.

Në rastin arrestimit të të dyshuarit të dytë në po të njëjtën ditë janë konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit dhe një printer që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Edhe ky i dyshuar pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në bastisjet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal janë konfiskuar 14 shtëpiza kompjuteri dhe 10 televizorë që kanë shërbyer për organizimin e lojërave. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Projektligji për ndalimin e Lojërave të Fatit ka marrë dritën jeshile më 28 mars të këtij viti nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në votimin e këtij projektligji morën pjesë 69 deputetë, ku u vendos që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në vend.

https://kallxo.com/kuvendi-miraton-ligjin-per-ndalimin-e-lojerave-te-fatit/

Në anën tjetër Policia e Kosovës në rajone të ndryshme në bashkëpunim me prokuroritë kompetente kanë arrestuar dhjetëra persona gjithashtu  kanë mbyllur shumë lokale ku dyshohej se organizoheshin lojërat e fatit. Këto arrestime ndodhën pas miratimit në Kuvendin e Kosovës për mbylljen e këtyre lokaleve.

https://kallxo.com/bilanci-i-aksionit-kunder-kazinove-dhe-bastoreve-mbyllen-qindra-te-tilla/

https://kallxo.com/vazhdon-konfiskimi-i-aparateve-te-lojerave-te-fatit/