Ilustrim

Podujevë - Kapen me marihuanë, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në Podujevë me dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit 24 orësh, gjatë kontrollit të personit i janë gjetur 55 gramë marihuanë.

Policia tutje thotë se pas seancës gjyqësore ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e sigurisë – arrest shtëpiak.