Foto: Ilustrim

Plagosje Aksidentale me “Kallashnikov”

Mbrëmë, pak pas mesnatës, një person është arrestuar në qytetin e Klinës pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri viktimën e gjinisë femërore, e cila si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja është klasifikuar si plagosje aksidentale.

Policia nuk ka dhënë detaje për raportin mes të dyshuarit dhe viktimës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit “AK-47” dhe 4 fishekë si dhe dy gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë.

Me urdhër të prokurorit, personi i arrestuar lidhur me këtë rast është dërguar në mbajtje.