Përmbyset shtëpia, humbën jetën 9 persona

Nëntë persona duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur dhe dy të tjerë raportohet se janë zhdukur në një lagje në Palermo.

Ngjarja ndodhi për shkak të ngritjes së nivelit të lumit Milicia në zonën e Casteldaçes, duke përmbytur një ndërtesë.

Mediumi “Ansa” shkruan se banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.

Në shtëpi kishte miq dhe të afërm që po kalonin mbrëmjen së bashku.

Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi dolën për të blerë ëmbëlsira.

Një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë.

Viktimat u mbytën shumë shpejt pasi sasia e madhe e ujit hipi deri në tavanin e banesës./21Media