Prokuroria Kërkon Dëshmi nga Qytetarët që u Mashtruan nga Estrida Bunjaku

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të paraqiten në këtë institucion në rast se janë mashtruar nga Estrida Bunjaku pronare e kompanisë ““Venis-O-Group”.

“E pandehura Estrida Bunjaku,  pronare e kompanisë ‘Venis-O- Group ‘ me seli ne Prishtinë, e cila ka mashtruar rreth 176 qytetarë, duke nënshkruar kontrata të rrejshme për shitblerje të banesave, dëshmitë që kanë t’i paraqesin çdo ditë pune nga ora 8.30 deri në orën 15.30, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës apo në Drejtoratin kundër krimit ekonomik në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Estrida Bunjaku së bashku me dy persona të tjerë është arrestuar në maj të vitit 2014 gjatë një operacioni policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.