Kosovarët Kthehen në ‘Pushimi i Gjatë’ në Shqipëri, Kolona në Kufi

“Vikendi i gjatë” ka marrë fund dhe kosovarët që shkuan t’i shijojnë disa rreze më shumë të diellit në Shqipëri po kthehen në Kosovë për t’iu kthyer obligimeve të tyre të përditshme që nga nesër në mëngjes.

Ka qenë një javë më shumë ditë zyrtare të pushimeve, prandaj shumë kosovarë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.

Një qytetar ka dërguar një fotografi në KALLXO.com ku shihen kolona të gjata të automjeteve në pikën kufitare Shqipëri- Kosovë, në Morin, në pritje për të hyrë në Kosovë.