GJYKATA HARRON FLETARRESTIN

Prill 13, 2014 – Sa kohë iu deshën gjykatës ta urdhërojë policinë ta arrestojë të dyshuarin për krim të rëndë.

Pse u zvarrit për 17 muaj dërgimi i urdhrit nga gjykata në polici.

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” diskuton për diferencën e pagave në mes prokurorëve dhe gjykatësve.

Pse prokurorët janë duke u paguar më shumë se gjykatësit? Pse kjo është në kundërshtim me ligjin? Kush po i favorizon prokurorët?

Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21 dhe repriza jepet të mërkurë në mesditë