Pentagoni Kërkon 6.5 Miliardë Dollarë për të Armatosur Europën

Pentagoni po kërkon 6.5 miliardë dollarë, me qëllim të frenimit të Rusisë në Europë.

Në kuadër të projektit special “Iniciativa Europiane e Zmbrapsjes”, Uashingtoni planifikon që vitin e ardhshëm financiar, i cili fillon në tetor, të dërgojë në Europë teknikë luftarake, në vlerë prej 1.3 miliard dollarë.

Zëvendësdrejtori i degës së Pentagonit për buxhet për forcat tokësore, Dejvis Vellsh, qartësoi se në Europë do të dërgohen së paku 40 tanke Abrams, vlera e së cilave është 455 milionë dollarë, si dhe pajisje tjera ushtarake në vlerë prej mbi 800 milionë dollarë.

250 milionë dollarë shtesë janë paraparë për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës.

Në anën tjetër, Gjermania i ka ofruar NATO-s formimin e një shtabi të ri komandues, i cili do të koordinonte zhvendosjen e shpejtë të njësive dhe materialit brenda Europës.

Këtë ide e shpalosi ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula Von der Leyen.

Ajo tha se NATO në rast të ndonjë krize duhet të jetë në gjendja që të zhvendosë me shpejtësi njësitë.

Me forcimin e strukturave komanduese dhe të njësive, NATO para se gjithash po reagon ndaj politikës së Rusisë, e cila po perceptohet si agresive.

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë dhe aneksimi i Gadishullit të Krimesë, NATO ka forcuar dukshëm praninë e saj në lindje të Europës./21Media