Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet pasi e vodhi biçikletën dhe e shiti

Dy persona janë arrestuar dje pasi që një ditë më parë njeri nga ta kishte vjedhur një biçiklet dhe e kishte shitur tek tjetri në Pejë.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tjetri është liruar në procedurë të rregullt.