Pejani dyshohet se zhvati 100 mijë euro nga Norvegjezja

Në Pejë është arrestuar i dyshuari V.K i lindur në vitin 1979 nën dyshimin për veprën penale “kanosje dhe mashtrim”.

Sipas policisë me datën 6 maj 2019 rreth orës 10:30, pranë Stacionit Policor në Pejë, viktima (shtetase Norvegjeze) ka raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga i dyshuari që nga viti 2013, dhe në këtë mënyre i dyshuari sipas viktimës ka përfituar shumën rreth 100.000 (njëqindmijë) euro.

​Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’.

​Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 08.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.