Pamje të rënda nga aksidenti në Komoran, vetura rrokulliset në livadh (Foto)

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë më saktësisht në Komoran.

Sipas disa fotografive të dërguara në KALLXO.com shihet se dy vetura janë aksidentuar, njëra ndër to është përplasur në livadh.

Në fotografi shihet edhe prezenca e Policisë.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë informatë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.