Foto-ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Komoran

Sot rreth orës 17:00 në fshatin Komoran ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe dy motoçikletave.

Sipas Arlinda Rexhepit nga Policia e Kosovës, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, ku njëri prej tyre ka vdekur.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit një person i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Rexhepit për KALLXO.com.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Demiri nga Nekoci për humbjen e djalit të vetëm në këtë aksident tragjik komunikacioni.

“Kryetari Lladrovci është shprehur i trishtuar me humbjen e jetës së të riut në aksidentin tragjik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.  Ndërsa, të aksidentuarit tjetër i ka uruar shërim të shpejtë.

Aksident në Komoran, vdes djali i vetëm i familjes nga Nekoci