Ilustrim

Dy aksidente brenda 30 minutave në Komoran

Dy persona janë lënduar në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur në Komoran.

Policia ka dhënë detaje se dy aksidente kanë ndodhur brenda gjysmë ore.

“Në Komoran, autostradë, drejtimi Prishtinë- Prizren, kanë ndodhur dy aksidente, njëri në orën 12:20, ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe është lënduar një person ndërsa tjetri në orën 12:50, ku kanë qenë të përfshira tri vetura ndërsa është lënduar një person”, tha Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Policia e Kosovës, vazhdimisht ka bërë apel që në raste të ndryshimit të motit, pjesmarrësit në komunikcion të kenë kujdes dhe të respektojnë në maksimum shenjat e komunikacionit.